qendra nikol shensorShoqëria jonë "LIFTECH" sh.p.k. ka nisur aktivitetin tregtar të saj në Shtator të vitit 2006, aktualisht shoqëria jonë renditet ndër subjektet më prestigjoze në tregun Shqipëtar për furnizim dhe instalimin të ashensorëve dhe pajisjeve të tyre. Me mbi 12 vjet eksperience ofrojme me te miren ne tregun shqiptar persa i perket ashensoreve dhe shkalleve levizese.

Duke e nisur punën në një terren shumë të vështirë shoqëria njohu vështirësi në hapat e para të aktivitetit. Menaxhimi efektiv dhe stafi i përkushtuar ndaj qëllimeve afatgjata të kompanisë bëri që shumë shpëjt "LIFTECH" sh.p.k të renditej në elitën e furnizimi dhe instalimit të ashensorëve.

Historitë e suksesit të njëpasnjëshme i shtuan më tepër rigorozitet emrin tonë dhe na drejtuan drejt sukseseve më të mëdha duke ofruar produkte sa më cilësore .
Shoqëria “Liftech” sh.p.k synon të shtojë risinë, dhe teknikën e saj në tregun shqiptar duke u nisur nga furnizimi sipas standardeve evropiane të pajisjeve për ashensorët nga fabrikuesit më në zë, që aktualisht luajnë një rol të rëndësishëm te tregjet evropiane me rigorozitet, cilësi e korrektesë kundrejt furnitorëve të tyre.

Sukseset e mëdha sjellin dhe përgjegjësi të mëdha , kështu që shoqëria është e fokusuar drejt shtimit të mëtejshëm të cilësisë, standarteve dhe produkteve që vendosin standarte.
Klientët tanë janë të kudondodhur dhe është krijuar një marrëdhënie afatgjatë besimi.

Liftech Ashensore Albania